Tensione brenda maxhorancës, PS i përgjigjet LSI për koalicionin: Mbase është koha ta provoni sa vleni të vetëm në zgjedhje

Tensione brenda maxhorancës, PS i përgjigjet LSI për koalicionin: Mbase është koha ta provoni sa vleni të vetëm në zgjedhje

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të qershorit, situatat brenda kampit të maxhorancës nuk duket aspak e qetë. Pas deklaratave të dy përfaqësuesve të LSI-së që paralajmëruan mundësinë e daljes pa PS­-në në zgjedhjet parlamentare, reagon edhe Partia Socialiste.

Është deputeti Vladimir Kosta i cili i ka kthyer një përgjigje LSI­-së duke shkruar në rrjetet sociale se kjo sjellje “më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike”.

Ky reagim i Kostës vjen pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetes së LSI-­së, Silva Caka.

Statusi i Vladimir Kostës:

Ministri i Drejtësisë dhe një kolege e LSI-­së nuk e fshehin se nuk janë komod me kolalicionin me PS. Shumë nga aryset që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend. Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po e çorienton elektoratin e majtë. Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike. Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje… Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre.

Ky reagim vjen pasi deputetja e LSI-­së, Silva Caka deklaroi mbrëmjen e djeshme se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentar të 18 qershorit. Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme.

Por Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës që ajo përfaqëson. “Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë”, – u shpreh ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy