Vendimi/ Nuk ka kafe me paratë e buxhetit, ndryshime në ligjin që prek krerët e shtetit

Vendimi/ Nuk ka kafe me paratë e buxhetit, ndryshime në ligjin që prek krerët e shtetit

Qeveria ka miratuar një shtesë në ligj, i cili që parashikon që shpenzimet që kryhen nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe nënkryetarët e Kuvendit për evente dhe aktivitete ceremoniale, pritje, dreka e darka zyrtare, që jepen nga këto personalitete, si dhe shpenzimet për kafe përballohen nga fondet e vetë institucioneve që ata drejtojnë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave është miratuar ndryshimin në vendimin nr.34, datë 7.1.1999, të Këshillit të Ministrave, “Për drejtorinë e shërbimeve qeveritare dhe trajtimin e personaliteteve të larta”, të ndryshuar. Qeveria ka vendosur që këtij ligji t’i shtohen shkronjat “i” dhe “j”, me përmbajtje:

“i) Ofrimin e shërbimeve të përgjithshme, në Kryeministri. Shpenzimet për këtë shërbim përballohen nga buxheti i shtetit. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare mund t’i kërkohet, pjesërisht apo tërësisht, ofrimi/transferimi i këtyre shërbimeve të përgjithshme edhe nga institucionet më të larta të shtetit, si Presidenca apo Kuvendi i Shqipërisë. Shpenzimet për shërbimet e ofruara përballohen nga buxheti i shtetit.

j) Organizimin e eventeve si dhe të aktiviteteve ceremoniale, publike dhe jopublike, sipas kërkesës, duke trajtuar me përparësi nevojat e Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Shpenzimet për këto evente përballohen nga buxheti i vetë institucioneve”.” b. Pika 16 ndryshohet, si më poshtë vijon: “16. Shpenzimet që kryhen nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe nënkryetarët e Kuvendit për evente dhe aktivitete ceremoniale, pritje, dreka e darka zyrtare, që jepen nga këto personalitete, si dhe shpenzimet për kafe, që bëhen nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, përballohen nga fondet e vetë institucioneve që përfaqësojnë autoritetet e lartpërmendura.”.

2. Pozicionet dhe punonjësit aktualë në këto pozicione, në sektorin e shërbimeve të përgjithshme, në Departamentin e Administrimit dhe Shërbimeve, pranë Kryeministrisë, kalojnë te struktura e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Kategoria e pagave për secilin pozicion të transferuar do të jetë e njëjtë me pozicione të ngjashme në strukturën e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

3. Mjetet, materialet, makineritë, pajisjet, veglat në inventarin e Kryeministrisë dhe që i shërbejnë funksioneve të transferuara kalojnë në inventarin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

 4. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy