
Avokati Kujtim Cakrani deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se grupet e interesit nuk janë njohur ende me ligjin e taksimit për profesionet e lira, por me aq sa ka qarkulluar në media ka nuanca diskriminimi.
Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Cakrani tha se për profesionistët e lirë duhet të vendoset një taskë e sheshtë pasi nëse i vendoset një taksë e lartë dhe që i rëndon ata do mundohen t’i fshehin ato.
Dua të sjell në vëmendje që në 2015 me ligjin 143 qeveria bëri po të njëjtin ligj, duke i taksuar bizneset e vogla, profesionet lira duke qenë se nuk ishim dakord Dhoma e Avokatisë e ankimoi dhe GJK e rrëzoi ligjin ku taksonte profesionistët e lirë dhe vendosi që deri në 5 milionë nuk duhet taksuar. Pati tentativa të tjera për të taskuar profesionet e lira, por duke pasur kundërshti nga ana e profesionistëve, kështu ka vazhduar ky debat deri kur këtë periudhë ka vendosur ta risjellë këtë ligj.
Do ta shohim ligjin, pasi deri tani sa është folur ka dhe nuanca diskriminimi duke pasur dhe tatimin e 15 dhe mënyrën progresive. Ligji para se të kalojë në Kuvend, duhet të konsultohet dhe ta shqyrtojë me grupet e interesit. Deri më sot nuk është konsultuar, profesionet e lira nuk ka pasur mundësi të njihen me ligje dhe të bëjnë objeksionet e tyre.
Varet dhe nga qeveritë që ndjekin programet e tyre fiskale. Ligji që po flasim ka lënë një hapësirë që çfarë janë deri në 5 milionë nuk do paguajë tatim. Mbi 5 milionë e 1 lekë do aplikosh 15% për profesionet e lira. Këtu jemi ok, se jemi koshientë që duhet të paguajmë se shteti mbahet nga taksat. Nuk mund të themi se kemi kundërshti se nuk jemi njohur. Biznesi i vogël nuk është njohur. Do ia lemë kohës si ai do jetë i barabartë me të gjithë. Avokatët regjistrohen si persona fizikë dhe juridik. Duhet parë që të mos kemi diskriminim në pagesën e taksave, dhe që mos të kemi probleme.
Profesioneve të lira duke i vendosur taksë rënduese, një avokat duhet të gjejë punë, ka taskat vendore, qira po ashtu dhe për një piskolog, do kërkojnë t’i fshehin të ardhurat e tyre. Nuk do presin fatura. Do t’i marrin lekët kesh, por duke i lënë këtë mënyrë taksimi, njerëzit do kërkojnë mënyra t’i shmangen detyrimit. Unë jam për taksën e sheshtë, që profesionistët e dinë që duhet ta paguajnë. Profesionet e lira duhet bërë me taksim të sheshtë që të bëhet vlerë vjetore, të paguajnë kaq. Por këta i kanë vetë kartonat.



