Binjaku: Censi do të rrisë besueshmërinë e popullatës

Binjaku: Censi do të rrisë besueshmërinë e popullatës

Sociologia Entela Binjaku e sheh censin si një sinjal besueshmërie që po u jepet qytetarëve. Në MCN Economy, Binjaku tha se falë këtij procesi, qytetarët do të kuptojnë më mirë rrugën drejt BE-së.

Ky proces i këtij viti është mjaft i rëndësishëm edhe për faktin se njerëzit duhet të tregojnë ndërgjegjësim më të lartë se janë ata që japin përgjigje për marzhin e gabimit.

Po i bëhet jehonë këtij censi dhe kanë mundësi për të kuptuar rrugën drejt BE. Të dhënat statistikore që mblidhen përmes censit kontribuojnë në këtë proces.

Gjej rastin ta përsëris, duke qenë se vij vetë nga një pakicë, në aspektin qytetar mendoj se ndër të dhënat më interesante që mund të pres janë kjo përqindje e të vetëdeklaruarve, ku janë të vendosur, si janë të ndara grupmoshat, ku është e përqendruar pasuria dhe të mirat materiale të qytetarëve. E pres me kërshëri vitin 2024, kur dalin rezultatet.

Do t’i japë popullatës një sinjal besueshmërie. Besoj se ky cens me rezultatet që do të sjellë ka për bazë rritjen e besueshmërisë së popullatës. Ata do të jenë më të orientuar drejt, ka rëndësinë e madhe në përcjelljen e një reflektimi të ri mbi situatën tonë sot.

Politikëbërësit do të kenë në dorë të dhëna të reja për të bërë politika të reja. E mira e këtij censi është jehona që i është bërë. Njerëzit kanë dëgjuar më shumë sesa kishin dëgjuar 10 vjet më parë.  

Sipas Binjakut, të dhënat që do të gjenerohen nga regjistrimi i popullsisë do të krijojnë një panoramë më të qartë për politikat me të cilat do të qeveriset vendi.

Minimumi jetik, politikat zhvillimore të vendit, shpërndarja e grupmoshave, mesazhi se ky cens po zhvillohet në përputhje të plotë me rekomandimet e BE. njerëzit duhet të kuptojnë se të dhënat janë konfidenciale. Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar njerëz që thonë se kanë hezituar të japin informacion me atë që posedojnë apo të dhëna të tjera sensitive si besimi apo gjuha. Mendoj se të dhënat e censit do të jenë element ndihmës dhe mbështetës në këtë aspekt.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy