Terror në Elbasan/ Qëllohet 7 herë në drejtim të 30-vjeçarit që po qarkullonte me makinë

Terror në Elbasan/ Qëllohet 7 herë në drejtim të 30-vjeçarit që po qarkullonte me makinë

Terror në lagjen „Skënderbej“ të qytetit të Elbasanit. Një person ka qëlluar me pistoletë ndaj shtetasit Arben Bekteshi, raporton korrespondenti i MCN Tv. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në drejtim të 30-vjeçarit është shtënë 7 herë. Për fat të mirë plumbat nuk kanë prekur kalimtarët.

Sherri që çoi në përdorimin e armëve ka ardhur si pasojë e një parakalimi tre javë më pare mes autorit dhe personit të kansur me armë. Ata u përleshën sot me grushta, ndërsa konflikti u përshkallëzua duke përdorur armët.  

 

NJOFTIM

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy