Kikia: Protesta e opozitës jashtë parlamentit është tkurrur në qokë pasditeje tek shtëpia e kryetarit të PD-së (VIDEO)

Kikia: Protesta e opozitës jashtë parlamentit është tkurrur në qokë pasditeje tek shtëpia e kryetarit të PD-së (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live protestat për të cilat flasin deputetët apo anëtarët e Rithemelimit janë tkurrur në një qokë pasditeje tek shtëpia e kryetarit të PD-së.

Duke vijuar më tej, Kikia theksoi se kur dolën protestuan fermerët deputetët u mblodhën tek rrugica e Salës duke shtuar se kjo nuk është alternativë e besueshme politike. 

Ajo që ndodhi nuk ishte e papritur, ndërkohë që marrëveshja në Itali ishte në proces diskutimi, Gjykata Kushtetuese priti një verdikt.

Nëse do e kishte rrëzuar parlamenti italian marrëveshjen për emigrantët s’ është çudi që do e bënte dhe Gjykata Kushtetuese.

Kur u formalizua në Itali, gjykata jonë s’donte të merrte përsipër të ishte ajo barriera e kësaj historie.

Protesta për të cilën flasin jashtë parlamentit është tkurrur në qokë pasditeje tek shtëpia e kryetarit të PD-së. Si mund të rrëzohet një qeveri, apo si mund të vijë një parti në pushtet?

Rama mund të iki nga pushteti  duke dhënë dorëheqjen, por që s’ka gjasa, duke vdekur dhe duke e mundur me votë. Si mund ta mundësh? Duke prodhuar një alternativë politike dhe qeverisëse të besueshme. A është alternativa thjesht mbledhja tek rrugica e Salës, për të shprehur një solidaritet me kryetarin e partisë dhe pas kësaj rutine çdo qytetar pyet: Ku është interesi im tek kjo rrugica?

Kur dolën protestuan fermerët deputetët u mblodhën tek rrugica e Salës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy