Klosi viziton gruan e dhunuar nga ish - bashkëshorti në Vlorë, i premton një banesë më dinjitoze

Klosi viziton gruan e dhunuar nga ish - bashkëshorti në Vlorë, i premton një banesë më dinjitoze

Gruaja që u dhunua pak ditë më parë publikisht dhe në mes të Vlorës nga ish bashkëshorti, Marsela Çaushaj ka pritur ditën e sotme në banesën e saj Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

 

Klosi asistoi nga afër masat e marra për rehabilitimin, trajtimin psiko-social të fëmijëve dhe nënës së dhunuar, dhe u premtoi këtyre të fundit një banesë krejt të re. Kjo pasi, sipas vetë Ministrit, shtëpia aktuale është në një gjendje jo të përshtatshme. Gjithashtu nga kjo vizitë u mësua se gruaja e dhunuar, e cila prej kohësh është pjesë e skemës së ndihmës ekonomike me pagesë maksimale, i është ofruar punë.

 

Nga ana tjetër, përveç dhuratave të Ministrit Klosi për femijët, Marsela mori edhe një sër dhuratash simbolike nga gratë e Qendrës se Trajtmit të Grave të Dhunuara në Tiranë, si shenjë solidariteti.  Nga ana e saj, pasi ka falenderuar për masat e menjëhershme,  prezencën e ministrit Klosi dhe interesimin e tij të drejtpërdrejtë, gruaja që bëri xhiron e mediave në vend kërkoi sërish t’i garantohet siguria, dënimi maksimal i dhunuesit, dhe heqja e të drejtës së prindërimit për ish-bashkëshortin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy