400 milionë euro borxh tatimor në një vit/ Buxhuku: Bizneset në vështirësi për të paguar, duhet ulur barra fiskale

400 milionë euro borxh tatimor në një vit/ Buxhuku: Bizneset në vështirësi për të paguar, duhet ulur barra fiskale

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku thotë se borxhi tatimor prej 400 milionë euro brenda një viti, ku 181 mijë subjekte janë me detyrime të prapambetura, është mjaft e lartë por se më tepër se shifra problematikë është trendi i rritjes.

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se nuk ka biznese që janë të interesuara të mos paguajnë, pasi e dinë që do vijë një moment do e paguajnë.

Sipas tij, kjo situatë vjen nga vështirësia e bizneseve për të paguar dhe prej lëshimit të punës së administratës në prag zgjedhjesh.

Buxhuku shtoi se rritja e frikshme e stokut e bën ulëritëse faktin që duhet të ulet barra fiskale.

Drupal Ad

Unë do e vija theksin tek gjendja jo e mirë e bizneseve në total. Kemi dhe një pjesë të mirë të stokut të akumuluar ndër vite, duhet të shohim se sa nga këto biznese kanë falimentuar.

Problemi kryesor është që këtu është një gjendje jo e mirë e biznesit, fakti se si është strukturuar ekonomia shqiptare, kemi dy kategori biznesesh, bizneset që punojnë në kushtet e tregut të mbyllur, pa konkurrencë dhe ke një masë të madhe biznesesh të lënë në mëshirë të fatit, në kushtet e një tregu anarkik.

Kjo tregon se gjendja e biznesit në tërësi nuk është e mirë. Ti nuk ke mundësi objektive të paguash, se po të kesh mundësi ti nuk e lë veten borxhli dhe kjo tregon çarjen e madhe që kemi në strukturën e ekonomisë së një shteti.

Asnjëherë nuk e ka pasur problem Shqipëria fiskalizimin. Në termat e fiskalizimit jemi më të përparuar se Gjermania, por ndodh që gjendja ekonomike nuk është e mirë në Shqipëri dhe ka informalitet.

Problem është sa e kontrollon territorin dhe sa mirë është gjendja ekonomike. Nëse ke brenda një viti 400 milionë euro rritje borxhi, kjo është shqetësuese se tregon se ekonomia jote si shtet është një ekonomi totalisht e dobët dhe e predispozuar ndaj çdo goditje ti të rrënohesh.

Ekonomia shqiptare ka dy ndarje kryesore, e para ka një masë të madhe subjektesh që punojnë në kushtet e tregut të lirë dhe një pjesë shumë të vogël kompanish që nuk janë kompani të mirëfillta, por janë klientë mbahen me tenderat e shtetit, koncensione, PPP, mbahen me koncensione të fshehura dhe të hapura.

Bilance pozitive kanë vetëm kompanitë e lidhura me fonde publike.

Rritja e frikshme e stokut e bën ulëritëse faktin që ti duhet të ulësh barrën fiskale, për të dhënë një lloj frymëmarrje.

Pavarësisht se bizneset duhet të jenë indiferent nga barra fiskale. Megjithatë problem është ristrukturimi i ekonomisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy