Edhe këtë fundvit, pensionistët do të përfitojnë shpërblimet financiare. Në studion e TvT, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se qeveria po përgatitet për një hap të tillë, po nuk ka ende një shumë konkrete.
“Do të ketë shpërblim. Po diskutohet masa. Besoj se do të jetë i përafët me nivelin e vitit të kaluar, 3 mijë lekë të vjetra. Në total ka një faturë prej 3 miliardë lekësh”, tha Tomorri.
Ssipas tij, buxheti i shtetit i ka hapësirat për të përmbushur një kërkesë të tillë, kjo për shkak të pandemisë, e cila ka lënë pa ezauruar zëra të caktuar.
“Besoj se ka hapësira për një fond të tillë. Treguesit fiskalë të buxhetit kanë zëra me nënrealizim, që do të thotë se buxheti ka krijuar hapësira të tilla. Do të ketë shpërblim, besoj sa vitin e kaluar”, tha ai.



