
Një video e re është shfaqur në internet që tregon mjete ushtarake ruse brenda një salle turbinash të lidhur me një reaktor bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.
Bombardimet e intensifikuara të ditëve të fundit kanë ngjallur frikë për një fatkeqësi bërthamore.
CNN ka zbuluar dhe konfirmuar autenticitetin videos, e cila filloi të qarkullonte në mediat sociale të enjten. Është e paqartë se kur është marrë videoja.
Pamjet tregojnë një nga gjashtë dhomat e turbinave të vendosura në anën perëndimore të centralit bërthamor, që ndodhet në qytetin juglindor të Enerhodar.
Çdo sallë turbinash është e lidhur dhe ndërtuar në një ndërtesë të madhe që strehon një reaktor bërthamor.
Mjetet, të cilët duket se janë kamionë standardë ushtarakë rusë, janë vendosur në skajin më perëndimor të ndërtesës në katin e parë, pak më shumë se 130 metra nga reaktori.
Të paktën 5 mjete me një simbol pro lufte “Z” shfaqen në video.



