Tritoli në makinën e prokurorit Kuliçi/ Kryeprokurori Çela: Akte që synojnë pengimin e funksionimit të drejtësisë

Tritoli në makinën e prokurorit Kuliçi/ Kryeprokurori Çela: Akte që synojnë pengimin e funksionimit të drejtësisë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka reaguar pas vendosjes së eksplozovit ne makinën e prokurorit te Vlorës, Albert Kuliçi.

Në reagimin e rij, Kryeprokurori e ka konsideruar këtë ngjarje, si akt që synon pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë

Çela inkurajon magjistratët të kryejnë me përgjegjësi detyrat e tyre, ndërsa thekson se ka nisur angazhimi maksimal për vënien e autorëve përpara përgjegjësive.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 21.12.2019, në qytetin e Vlorës një sasi eksplozivi është hedhur dhe ka shpërthyer në automjetin e prokurorit Albert Kuliçi, i cili e ushtron këtë detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme janë duke u kryer hetime nga kjo prokurori dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale. Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndihmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë“, thuhet në deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy