2 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

2 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

2 shkurti i çdo viti njihet si “Dita Botërore e Ligatinave”. Kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it.

Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. 

Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

Ligatinat janë mjedise natyrore shumë delikate të cilat mbartin diversitet biologjik shumë të pasur. 

Shqipëria dallohet për një sërë ligatinash me rëndësi ndërkombëtare, sikundër janë ato të Butrintit, të Divjakë-Karavastasë, zona e Liqeneve të Prespës si dhe ajo e Liqenit të Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy