Andoni: Këto zgjedhje treguan se ky duhet të jetë mandati i fundit i Celibashit, KQZ duhet depolitizuar

Andoni: Këto zgjedhje treguan se ky duhet të jetë mandati i fundit i Celibashit, KQZ duhet depolitizuar

Pak ditë më parë analisti Ben Andoni parashikoi për MCN se në zgjedhjet vendore do të kishte një pjesëmarrje të ulët të votuesve. Teksa shpjegoi arsyet, Andoni tha se kjo gjë shihej për shkak se kandidatët nuk paraqisnin shumë programe dhe një pjesë e votuesve nuk ishin në vend.

Më tej Andoni tha se këto zgjedhje treguan se drejtimi i KQZ nga Ilirjan Celibashi duhet të marrë fund dhe se ky institucion duhet të depolitizohet.

Një nga arsyet e parashikimit tim se do të kishte një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje ishte një indickacion statistikor ku 42% e njerzve që janë të përfaqësuar në listë nuk gjenden në vend dhe pjesa tjetër ishte në mënyrën si prezantohej mazhoranca me sigurinë e fitores.

Duke bërë një abstraktim të tillë dhe duke parë që kandidatët nuk kanë paraqitur shumë programe që të krijonin frymë, kjo më çonte në logjikë që nuk do kishte një pjesëmarrje të madhe në votim.

Në një mjedis gati të përbashkët ku në një votohet në mënyrë elektronike dhe te pjesa manuale ku duhet të rrishë në radhë, ka gati përfaqësim të plotë e te tjetra jo.  KQZ tregoi me këto zgjedhje që do jetë mandate i fundit i Celibashi dhe institucion duhet depolitizuar dhe duhet të jenë njerëz teknikë. Në ditën e vetme të cilën ata duhen për qartësi dhe akses, ata flasin sikur jemi në fillesat tona kur shtriheshim në rrjet.

Më ka çuditur cinimzi i Celibashit i cili këtë lloj normnaliteti që gjykon ai nuk e barazon me perceptimin publik. Te zona ime pash njerëz që ishin vështirë për tu menaxhuar. Pjesa më e madhe e njihnin njëri tjetrin dhe shikoja papërgatitje për arsyen se në orën 7 procesi është njëlloj si akti kur shkon në opera dhe ti duhet të presësh fillimin e shfaqjes. Ka qenë gati 45 minuta individë që nuk merreshin vesh me njëri tjetrin. Nëse nuk ka këtë lloj fryme atëherë ka shumë probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy