Edhe Kosova e përfshirë në përgjimet e bandës së Habilajve

Edhe Kosova e përfshirë në përgjimet e bandës së Habilajve

Nga shqyrtimi i dosjes voluminoze të përgjimit të bandës së Habilajve del se trafiku i tyre i drogës zhvillohej edhe në territorin e Kosovës.

Nga përgjimi i telefonatave del se anëtarë të këtij grupi thonë se shkojnë të marrin në edhe në Prishtinë lekët e mallit që kanë shpërndarë, madje thuhet se ata atje janë më të organizuar.

Përgjimi:
Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..hee.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00..nga ora 08:00 deri në 14:00…për shembull..nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro..ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë..ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo..unë s’kam të bëj..unë marr lekët cash..kam bërë marrëveshjen që në Milano..për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë..sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu..jo prit nesër..jo sa ke..merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim ne paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu sic i marrim ne…


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy