Hodhi pistoletën nga dritarja e makinës, arrestohet i riu në Kurbin

Hodhi pistoletën nga dritarja e makinës, arrestohet i riu në Kurbin

Një 28-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi qarkullonte me armë zjarri. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu hodhi nga dritarja e automjetit që drejtonte pistoletën që mbante me vete. I arrestuari i identifikuar me inicialet K.M, rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 4 pasagjerët.

“Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”. Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras, B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras. Materialet procedurale iu Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy