“Petro Nini” vë në skenë “Franku V”: Nxënësit futen në jetën e dikujt tjetër nëpërmjet teatrit

“Petro Nini” vë në skenë “Franku V”: Nxënësit futen në jetën e dikujt tjetër nëpërmjet teatrit

Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet ka vënë në skenë një shfaqje të titulluar “Franku V”, e cila do të bëjë turin nëpër qytete dhe fillimisht dy shfaqjet e para u dhanë në Gramsh dhe në Durrës.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, mësuesja Anila Shahu tha se rëndësi ka që teatri të ketë perspektiva të qarta drejt njohjes së vetes dhe shoqërisë.

Janë bërë shumë audicione në rrugë profesionale nga regjisorja. Nxënësit futen në jetën e dikujt tjetër nëpërmjet teatrit.

E gjitha kjo e bën Franklin që të jetë më mirë dhe me shumë vetëbesim në skenë.

Këta janë nxënës, nuk mund të pretendojmë për aktrim profesional por qëllimi arrihet kur duartrokiten nga bashkëmoshatarët.

Ia vlen të orientohesh drejt artit, apo dhe sportit, se në shkollën tonë zhvillohen shumë aktivitete të të gjitha fushave dhe kjo i bën nxënësit të kenë më shumë përfshirje dhe mundësi për tu përfaqësuar në çfarëdolloj rruge që kanë mundësi për tu përfaqësuar.

Nesër do jetë shfaqja te ArtTurbina, në orën 20.00. Është e hapur për publikun dhe publiku, pjesa më e madhe janë prindërit e nxënësve dhe stafi.

Mbase do jenë entuziastë dhe do surprizohen, do shohin një pjesë që nuk e shohin nga fëmijët e tyre. Do jenë prindër, mësues, shokë.

Nxënësit rriten dita ditës në prova, ka bashkëpunim. Unë i shikoj që rriten dhe këto dy muaj kanë qenë përvojë shumë e bukur.

Ndërsa nxënësi Frankli Nano e vlerësoi si një eksperiencë të re dhe shumë të bukur.

Këto dy muaj që kemi bërë prova dhe këto dy shfaqje që dhamë ishin shumë të mira.

Mami më pa, nuk besonte se do ia dilja pasi mendonte se nuk e merrja shumë seriozisht.

Por kur e pa u prek, nuk mendonte se do dilte aq e bukur shfaqja.

Nxënësja tjetër Eva Nasufi, e cila luan rolin kryesor në shfaqje shprehet se janë lodhur shumë, por edhe se kënaqësia ka qenë shumë e madhe.

Kemi bërë prova rreth dy muaj, kemi mësuar si të jemi më të përgjegjshëm.

Më shumë përshtypje na ka bërë se edhe pse jemi lodhur shumë e kemi shijuar, se është një eksperiencë e re.

Nuk është diçka monotone, dolëm nga monotonia jonë. Kam rol kryesor, unë jam simbol i dashurisë në shfaqe.

Prindërit e mi nuk më kanë parë akoma, nesër do më shohin për herë të parë.

Jam kthyer në orën 23.00 të darkës, pasi provat zgjasnin shumë.

Por prindërit janë ndjerë mirë që unë po angazhohesha në një aktivitet dhe ne kemi mësuar shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy