
Dritan Shano, ekspert i Ekonomisë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar mbi situatën e krijuar në treg me rritjen e çmimeve për të cilën u shpreh se situata më shumë është spekulative sesa reale.
Sipas tij këto rritje kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, ndërsa theksoi se qeveria ka shumë instrumente në dorë për të vepruar siç kanë bërë dhe fqinjët.
Shano tha se nuk është e jashtëzakonshme që qeveria të ndërhyjë duke marrë masa, por Rama siç e cilësoi ai kërkon të shfaqet si shpëtimtar dhe pret që thika të prekë njëherë kocën për të vepruar.
Intervista
1.Zoti Shano, e nisim me ekonominë. Si e shihni ju këtë situatë që po përjeton tregu, në mos gaboj para se të shpërthente kriza ju keni folur për një ekonomi kartel dhe një shtet kartel.
Vazhdoj ti qëndroj asaj që kam thënë mendoj se situata me çmimet në treg sidomos karburanteve është spekulative më shumë sesa realisht çfarë po ndodh me botën. Dihet që ne kemi një vonesë disa mujore në blerjen, ndërkohë që kjop rritje ka ndiodhur tashmë. Ne kemi një situatë monopoli sa i përket karburanteve në Shqipëri sepse ndoshta ajo ndoshta nuk duket si monopol në pikat e karburantit duket sikur janë të ndryshme, por po të shohësh eksportuesin e tyre zbulon se kemi një situatë monopol sepse importuesi është i njëjti, Kastrati. Pra dhe rritjet e çmimit spekulative kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Situata spekulative në tregun e karburanteve është shqetësuese dhe qeveria ka shumë instrumente në dorë për të vepruar siç kanë bërë dhe fqinjët. Janë masa që mund të merren nga qeveria pa bërë shumë zhurmë sepse për këtë është.
2.Zoti Rama në daljen e tij të fundit ngriti duart lart duke thënë se jemi në një ekonomi të lirë tregu. Është kjo një deklaratë për t’u shmangur nga përgjegjësia që ka në raste të tilla qeveria si rregullator apo shteti e ka realisht të pamundur të ndërhyjë?
Rama para se të qeverisë ai do të shfaqet si shpëtimtari. Rama pret që thika të shkojë në kockë dhe pastaj të shfaqet si shpëtimtar. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme ndërmarrja e këtyre masave. Sa i përket çmimit të energjisë është dëshirë e vjetër e Ramës që ta rrisë këtë çmim kur unë e them me përgjegjësi që Shqipëria nuk ka nevojë ta rrisë këtë çmim sepse nuk kemi situatë të pafavorshme.
3. Sot pati një reagim nga Autoriteti i Konkurrencës sipas të cilit ky institucion nuk ka tagrin të ndërhyjë në politikën e çmimeve? Si e patë parashtrimin e bërë?
Nuk mendoj se ka transparencë në këtë veprimtari sepse nuk më rezulton se fitimi i zotërinjve që sheshin karburant është ulur. Ata vazhdojnë biznesin dhe kjo më bën mua të mendoj se hetimi nuk është thelluar sa duhet. Nëse shqiptarët vuajnë dhe kompanitë jo atëherë autoriteti se ka kryer detyrën. Mendoj se fitimi i firmave që sheshin karburant, miell apo produkte të tjera nuk është ulur. Kemi qytetarë të pambrojtur.



