LSI: Dy këshilltarët tanë u korruptuan, i përjashtojmë se nuk kanë lidhje me parimet tona

LSI: Dy këshilltarët tanë u korruptuan, i përjashtojmë se nuk kanë lidhje me parimet tona

LSI ka vendosur të përjashtojë dy këshilltarët që dhanë votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit. Në një konferencë shtypi sot në drekë, koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Erjona Bixha, tha se votimi i këshilltarëve Mezini dhe Kraja ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë nga interesa korruptive.

“Me vendosmerine për të mos lejuar askënd të përdorë atribute të përfaqësimit politik dhe publik në mënyrë të trafikuar dhe në dëm të bashkëpunimit institucional, ne koherence te plote me qendrimin politik te LSI, vendosi të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve te LSI, Genta Mezinin dhe Agim Krajën, për veprim në kundërshtim me statutin, me programin dhe vendimin e forumeve drejtuese te LSI. Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në këshillin bashkiak te Tiranes, ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë nga interesa korruptive dhe ska te beje aspak me qendrimin parimore per bashkepunim institucional dhe ne sherbim te qytetareve te shpallur nga grupi i keshilltareve te LSI. Distancohemi qarte dhe prere nga qendrimi korruptiv i keshilltareve Mezini dhe Kraja. Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajes ne kundershtim me vendimin politik te LSI. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk perfaqesojne LSI. Opozita mision ne sherbim te qytetareve”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy