Korsitë e rrezikshme të biçikletave në Tiranë

Korsitë e rrezikshme të biçikletave në Tiranë

Në vitin 2018 nisi ndërtimi edhe për korsinë e biçikletave në liqenin artificial të Tiranës, por sot fatkeqësisht degradimi është prezent në shumë pjesë të saj.

“Janë të çara, na pengojnë këto korsitë, por u mësuam tani. S’i kanë bërë si duhet, me standart, prandaj janë prishur. Duken edhe keq nga pamja vizuale. Mirë kjo, por edhe i kanë zënë me kioska. Shumë problem janë për ne”-shprehen çiklistët.

Xhadat konstatoi se dëmtimi, ka nisur një vit më parë, kohë në të cilën këto kanale u mbushën. Sot ato janë kthyer sërish në gjendjen e mëparshme. Prishja e tyre në një afat kaq të shkurtër tregon se cilësia e punimeve, ka qenë e dobët.

Në korsitë e biçikletave në rrugët “Hoxha Tahsin” disa nga kufizueset janë hequr dhe mungon sinjalistika. Gjithashtu problem për çiklistët që frekuentojnë këtë korsi është edhe stacioni i autobusit. Në momentin që urbani ndalon, çiklistët ose duhet të kalojnë në rrugë, ose do të përplasen me njerëzit që zbresin prej tij.

Korsia e biçikletave në zonën e Bllokut, është ndër më të rrezikshmet, pasi në një pikë ajo ndërpritet dhe çiklistët përfundojnë në rrugën e makinës.

Kur mungojnë as rastet kur në mes të korsisë së biçikletave shfaqen edhe pusetat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy