Mirjeta Mema, këngëtarja e muzikës popullore: Kam nisur të këndojë 16 vjeç në dasma

Mirjeta Mema, këngëtarja e muzikës popullore: Kam nisur të këndojë 16 vjeç në dasma

Këngëtarja Mirjeta Mema e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për karrierën e saj në muzikë, ku tregon se që në moshën 16 vjeç ka nisur të jetë pjesë e eventeve.

E fokusuar te muzika popullore, Mema këndon nga dasmat e veriut, te Shqipëria e mesme e deri në jug, i këndon të gjitha.

Ajo shprehet se sot është këtu ku është dhe ka arritur këtë sukses vetëm falë mbështetjes së prindërve të saj dhe familjes.

Kam pasur një periudhë të ngjeshur me dasma këtë sezon, të ngarkuar dhe vazhdon akoma dhe këtë shtator. Vetë nuk kam bërë dasëm, por dhe nëse ndodh dua diçka private me njerëzit e mi më të afërt.

Jam lindur e rritur në Tiranë, ndërsa prindërit i kam nga veriu, prandaj jam një miksim. Mendoj se njeriu lind për të qenë ai që është. Që e vogël skam ndenjur rehat sa me një kurs, sa me një festival. Te farefisi që 15 vjeç kam nisur të këndoj, ndërsa kur isha 16 vjeç ka qenë dasma ime e parë, ka qenë në veri dhe kam marrë vetëm 150 mijë lekë dhe mua mu duk shumë e madhe, thash dhe unë po kontribuoj në familje. Unë çdo dasmë e quaj sukses.

Jam rritur në një familje me 5 fëmijë dhe kemi parë mamin që na kanë mbajtur dhe babain që ka sakrifikuar në emigrim dhe e di se çfarë është sakrifica. Mami im ka qenë mbështetësja ime më e madhe dhe nuk e di nëse do ja shlyej ndonjëherë.

Nëse unë sot jam këtu kanë qenë prindërit që më kanë mbështetur, pa ta nuk do isha kjo që jam. Edhe me bashkëshortin kur jam njohur i kam thënë se kush jam dhe më ka marrë për atë që jam. Dhe madje pas prindërve ai ka qenë shtylla tjetër ku mbështetem.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy