Ja skema e mashtrimit me paratë në emër të Elvis Naçit, mashtruesi bie në grackën e Xhadave

Ja skema e mashtrimit me paratë në emër të Elvis Naçit, mashtruesi bie në grackën e Xhadave

Mashtrimet online kanë pushtuar rrjetet sociale. Pre e tyre ka rënë Flutura Çobo, një qytetare nga Gjirokastra.

Në datën 16 tetor të vitit 2019, bashkëshorti i saj, Mendi Çobo, u aksidentua në vendin e punës dhe si pasojë humbi njërin krah. Përveç kësaj, mbeti edhe i paralizuar në karrocë.  

E ndodhur para kësaj fatkeqësie Flutura detyrohet që më 26 tetor të këtij viti të bëjë apel për ndihmë në rrjetet sociale.

Bashkëngjitur la edhe numrin e kontaktit. 

“Pas një jave më kontakton një numër që hiqej si fondacioni “Firdeus”, kishte edhe fotografinë e fondacionit, më tha që janë mbledhur disa para për burrin. E besova! Më kërkoi t’i çoja kartën e bankës nga të dyja krahët me foto. Ja dërgova, por më thotë që i do kartat me lekë brenda, jo pa lekë. Kisha 250 mijë lekë. Më vinin kodet në telefon dhe më thoshte m’i dërgo se më duhen, ja çova të gjitha. Shkoj të nesërmen te banka dhe i kishte marrë. I kisha lënë për ilaçet t’ja merrja burrit dhe u katandisëm për spital ”- u shpreh ajo për emisionin “Xhadat”.

Pas vjedhjes “Xhadat” i kërkoi Fluturës që të nxjerrë një dokument bankar, i cili është pasqyrë e lëvizjes së parave të saj nga ku u zbuluan të gjitha veprimet e kryera nga mashtruesi në harkun kohor prej 40 minutash, në mbrëmjen e datës 7 nëntor 2022 .  

Paratë, rreth shumës 200 mijë lekë janë shpenzuar për disa blerje online në dy dyqane në Podgoricë, të Malit të Zi, konkretisht  “Bar Kod Shop” dhe “One”, si dhe në dyqanin e lojërave elektronike “Pubg M” në Kinë.

Xhadat kontaktoi me dyqanin Bar Kod Shop nëpërmjet e-mailit, i cili deklaroi se porosia prej 72 euro është dorëzuar në adresën: “Auto Shkolla Minel” në Plavë, në datën 10 nëntor.

Duke qenë se mashtruesi e kishte bllokuar numrin e zonjës, këtë herë ishin “Xhadat” që e futën në kurth atë me pretendimin për t’i kërkuar ndihmë. Xhadat zbuluan se emri i tij, të paktën siç deklaroi, ishte Besart Krasniqi. I vënë përballë përgjegjësisë, ai e mohoi se e kishte vjedhur zonjën.

“Quhem Besart Krasniqi. Jam punëtor te “Firdeus”, punoj si redaktor i faqes. Nuk e di për çfarë e ke fjalën dhe mos më shqetëso në këtë numër. A merr vesh shqip apo jo? Mos më bëj nervoz pa lidhje”

I kapur në befasi dhe përballë këmbënguljes së gazetares, shpërtheu në sharje dhe kërcënime.

 “Do flasim bashkë, vetëm ma thuaj cili emision je. Ma thuaj cili emision je dhe do të jap përgjigje.” …

Edhe Elvis Naçi, përfaqësues i fondacionit Firdeus, ka reaguar përmes një statusi në facebook, në datën 18 nëntor, në të cilin paralajmëron ndjekësit e tij që të mos bien pre e këtyre mesazheve, pasi janë mashtrime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy