
Presidenti amerikan Joe Biden siguron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “kombi më i fuqishëm në historinë e botës” dhe se mund të përballen me luftërat në Lindjen e Mesme dhe Europën Lindore në të njëjtën kohë pa rrezikuar mbrojtjen e tyre.
Në një intervistë në programin televiziv CBS ‘60 Minutes’, i pyetur nëse luftërat në Izrael dhe Ukrainë ishin shumë për t’u përballur në të njëjtën kohë nga SHBA, Presidenti demokrat u përgjigj:
Jo. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për hir të Zotit. Kombi më i fuqishëm në histori: jo në botë, por në historinë e botës.
Ne mund të kujdesemi për të dyja dhe ende të ruajmë mbrojtjen tonë të përgjithshme ndërkombëtare.
Në Ukrainë, një nga qëllimet e mia është të ndaloj Putinin, i cili kreu krime lufte, të pushtojë një vend të pavarur, vend që kufizohet me aleatët e NATO-s dhe Rusinë.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhte tani nëse ai do të arrinte të ketë sukses: A keni njohur ndonjëherë një luftë të madhe në Europë që ne të mos jemi përfshirë?
Lidhur me mbështetjen e tij për Izraelin, Biden shpjegoi:
Hebrenjtë i’u nënshtruan abuzimit, paragjykimet dhe përpjekjeve për t’i shkatërruar për më shumë se një mijë vjet.
Për mua është çështje mirësjelljeje, respekti dhe nderi. Është thjesht e gabuar.
Shkel çdo parim fetar që kam dhe çdo parim që më ka mësuar babai im.



