Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeverisë e ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.
Përmes këtij dekreti, i cili hyn në fuqi nga sot, shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës.
Gazeta Express e ka siguruar dokumentin e presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka dhënë nënshkrimin e tij për t’i dhënë fund Parlamentit.
“Presidenti Thaçi shpërndan legjislaturën e pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 10 maj – Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pestë”, thuhet në dekretin e Presidentit.
Kujtojmë se sot me 78 vota të deputetëve ra Qeveria Mustafa, ndërkaq presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.




