Votimi për kreun e PD/ Hajdarmataj: Ditë festive, pjesëmarrje masive (Video)

Votimi për kreun e PD/ Hajdarmataj: Ditë festive, pjesëmarrje masive (Video)

Ish-deputetja demokrate, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj, komenton procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ku përballen në garë, lideri historik i së djathtës Sali Berisha dhe kandidati Ibsen Elezi.

Për MCN Tv, Hajdarmataj foli për ditë festive, duke thënë se demokratët janë mobilizuar për të votuar parimit një anëtar një votë.

Ka qenë një ditë e ngjeshur, por e qetë. Demokratët kanë shprehur vullnetin me votë. Është ditë festive, sepse po vlerësohet vota. Dita ka ecur e qetë pa asnjë lloj problemi, masivitet i pjesëmarrjes së qytetarëve.

Në statistikën si degë nr.2, kemi kaluar edhe numrin e pjesëmarrjes në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Pjesëmarrja sot është shumë e kënaqshme, jemi në trend rritje pjesëmarrjeje, për të qenë pjesë e gjithë kësaj lëvizje të madhe, e rikthimit të PD tek vlerat e saj, për të qenë bashkë edhe për aksionet e tjera.

Sipas saj, askujt nuk i duhen shifra fiktive, për sa kohë që një demokrat i vërtetë mund të vijë dhe mos e gjejë emrin, ashtu sikundër ka ca emra që nuk i njeh askush.

Na gëzon fakti i pjesëmarrjes së masivitetit sot. Ose janë pjesë e kësaj liste, ose janë me një dokument që provojnë anëtarësinë dhe i shtohen bazës së të dhënave.

Këtu kanë ardhur dhe votuar demokratë me kartë identiteti dhe anëtarësie nuk ka asnjë kontestim as nga vëzhguesit e zotit Elezi, tek kjo qendër votoi dhe Elezi. Janë mirëpritur kandidatët, janë votuar.

Nuk pres supriza, por gjithsesi respektohet verdikti i çdo votuesi dhe presim sa vota do jenë dhe për zotin Elezi. Dua ta përshëndes edhe për qasjen në këtë proces dhe e ka shprehur se nuk do të ketë kontestime.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy