Juncker do të përkujtojë 200-vjetorin e Marksit, kritika nga vendet ish-komuniste

Juncker do të përkujtojë 200-vjetorin e Marksit, kritika nga vendet ish-komuniste

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, do të mbajë një fjalim më 4 maj në Trier, për të festuar 200-vjetorin e lindjes së Karl Marksit, në qytetin gjerman.

Juncker është ftuar në Trier në cilësinë e qytetarit të nderit.

“Askush nuk mund ta mohojë se Karl Marksi ishte figura që i dha formë historisë në një mënyrë apo në një tjetër. Të mos flasësh për të do të thotë të mohosh historinë”, tha të premten një zëdhënës i Komisionit.

Juncker pritet të zbulojë statujën e Marksit gjatë ceremonisë përkujtimore. Statuja është financuar nga qeveria kineze.

Shumë e shohin pjesëmarrjen e Juncker-it në këtë ceremoni si injorim i 100 milionë viktimave të komunizmit. Planet për ceremoninë përkujtimore kanë shkaktuar zemërim në Britani dhe Europë, veçanërisht në pjesën lindore të kontinentit të vjetër, ku diktaturat komuniste kanë vrarë e burgosur miliona njerëz.

Kritikët e BE-së thonë se “mungesa e përgjegjësisë demokratike dhe dëshira e BE-së për centralizimin e pushtetit në një komision që nuk është zgjedhur me votë, mund të krahasohet me Bashkimin Sovjetik të dikurshëm dhe ish-liderin e tij, Mikhail Gorbaçov”.

Një deputet i Tory-t në Britani, Daniel Kazinski, i cili është arratisur nga regjimi komunist polak bashkë me familjen kur ishte vetëm 7 vjeç, kërkoi që Juncker të refuzojë ftesën dhe të mos bëhet pjesë e ceremonisë përkujtimore.

“Marksizmi çoi në vrasjen e miliona njerëzve nëpër botë dhe u bëri të mundur një bande të vogël fanatikësh të shtypin popujt. Ne duhet që mësime të marra në atë periudhë t’i ndajmë sot me fëmijët tanë”, tha ai.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy