“Dhuna në mbledhje?! Nuk është modeli im”, Basha lë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të PD

“Dhuna në mbledhje?! Nuk është modeli im”, Basha lë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të PD

Ish-kreu i PD Lulzim Basha nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë së Kuvendit ai tha se vendimin do ta marrë në interes të demokratëve dhe do ta bëjë me dije në në momentin e duhur.

Duke u ndalur te tensionet që u regjistruan dje në mbledhjen e Kryesisë së PD, Basha refuzoi t'i quajë "dhunë", por u distancua duke u shprehur se ky nuk është modeli i tij.

I pyetur nga gazetarët, a është debat konstruktiv dhuna ndaj deputetëve? Basha tha:

Cila dhunë?! Përgjigjja ime ishte që dje. E refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë çdo sjellje, fjalët banalitetet, kërcënimet, që janë shkëmbyer në një moment tensioni. Ky nuk është modeli im, ju e dini fare mirë, ky është një model kundër të cilit jam ngritur që ditën e parë në politikë.  Shpesh herë kam marrë edhe kosto. Shpesh herë kolegë tuaj edhe analistë thonë që 'jam i butë'! Nuk jam i butë, por i vendosur. Nuk mendoj që dhuna, banaliteti, kërcënimet, lufta ndaj mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci, aq më tepër në një demokraci që pretendojmë ta përfaqësojmë ne, brezi i ri. Na takon të japim një shembull të ri, prandaj edhe njëherë e dënoj me forcë dhe refuzoj çdo model të tillë. Sikundër i bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, që të përpiqemi që diferencat mes nesh t'i sheshojmë në mënyrë civile dhe në çdo rast  ta konsiderojmë si të shenjtë rolin e gazetarëve dhe të medias. 

I pyetur nëse do garojë për kryetar të PD-së?, Basha tha:

Siç e kam treguar me vepra që di të vendos interesin e demokratëve mbi interesin tim personal, kështu do vazhdoj ta tregoj me vepra dhe vendimin do ta bëjë me dije në momentin e duhur.  Negociatat e oligarkëve me Foltoren dhe Ramën për të futur në thes PD-në nuk do të kenë sukses. Ka emra, kolegët tuaj do t’i bëjnë me dije”.

Basha tha se oligarkët, Berisha dhe Rama janë bashkë.

PD-në nuk e drejton Berisha ai është i përjashtuar. Sepse më dhimbset Shqipëria dhe demokratët kam folur me vepra dhe jo me fjalë. Në 33 vjet ke 3 dinozaur që shoqërohen me kriminelë, blejnë zgjedhje, dhe prapë se prapë trajtohen me normalitet, për shkak të virozës që ka kapur segmente të caktuara të shoqërisë dhe autovirozës së medias”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy