Mark Marku për Lezhën: Na kanë vjedhur mandatin e pestë! Kemi prova që kanë blerë vota

Mark Marku për Lezhën: Na kanë vjedhur mandatin e pestë! Kemi prova që kanë blerë vota

Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku, thotë se e djathta shënon fitoren më të thellë në 30 vite në këtë qark. Ai tha se PD ka marrë katër mandate, ndërsa i pesti i është vjedhur, pasi sipas Markut ka patur tentativa për shit-blerje të votave nga mazhoranca.

“Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD. PD është fituese më 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë mbi 2 mijë vota. Praktikisht ne kemi të garantuar mandatin e katërt”, tha Marku për mediat.

Ndërsa lidhur me rezultatin e deritanishëm, u shpreh se po mashtrohet opinioni publik:

“Në rang kombëtar, mendoj se po mashtrohet opinioni publik. Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të fituar. Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Jam i bindur se neve na është blerë mandati i pestë. I kemi filmuar duke hyrë e duke dalë, krerët e bashkive ishin shefat e operacioneve të shit-blerjes së votës. Megjithatë paratë që kanë hedhur në fushatë, prapë ne kemi fituar mandatin e katërt”, tha Marku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy