613 kg kokainë, reagojnë Lu dhe BE: Policia vigjilente por trafikimi i drogës po rritet

613 kg kokainë, reagojnë Lu dhe BE: Policia vigjilente por trafikimi i drogës po rritet

Pas aksionit të policisë për sekuestrimin e 613 kg kokainë në një kontinier me banane i ardhur nga Amerika Latine, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA në Tiranë si dhe zyrës së BE në vendin tonë.

Ambasada amerikane dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 613 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Përmes një deklarate për me mediat, Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaron se kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh.

Për Ambasadën amerikane, kapja e një sasie kaq të madhe kokaine është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës", deklaron ambasada.

Pas ambasadës amerikane, ka reaguar edhe zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke kërkuar që shteti shqiptar të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat përpiqen të zgjerojnë trafikun e drogës

"BE përgëzon doganën dhe policinë për operacionin e suksesshëm në kapjen e 614 kg kokainë në portin e Durrësit. Ju lumtë dhe vazhdoni kështu me luftën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk mund të fitojë mbi forcën e ligjit. Shteti shqiptar duhet të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat përpiqen të zgjerojnë trafikun e drogës", bën me dije zyra e BE në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy