
"Perëndimi duhet të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën".
Vladimir Putin ia kërkoi këtë presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë telefonatës që zhvilluan sot, sipas raporteve nga Kremlini.
"Vendet e BE-së i shpërfillin krimet e luftës të forcave ukrainase dhe bombardimet e tyre në qytetet dhe fshatrat e Donbasit", tha Putin, sipas të cilit nga ana tjetër Kievi "nuk është gati për negociata serioze" për t'i dhënë fund konfliktit me Rusinë.
Rusia, megjithatë, shtoi Putin, është "ende e hapur për dialog" me Ukrainën.



