Naser Nikaj, aktivist në SHBA, ndan në studion e MCN përshtypjet e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Donald Trump. Nikaj, i cili ka qenë pjesë e ceremonisë, tha se biletat varionin nga 2 mijë deri në 8 mijë dollarë. Por e ftuar nga vetë Trump nga Europa ishte vetëm kryeministrja italiane.

Varet si janë marrëdhëniet me kongresmenin dhe senatorët. Nga presidenti ka qenë i ftuar vetëm kryeministri i Italisë. Të gjithë të tjerët janë ftuar nga kongresmenët dhe senatorët. Unë jam aktivisti i parë jopolitikan që marr pjesë në këtë inaugurim.

Nikaj tha se në ceremoni ka pasur përfaqësues nga Kosova, por jo nga Shqipëria.

Bleona Qerreti është ftuar nga Richard Grenelli, sepse kanë marrëdhënie të mira. Kishte edhe disa nga Kosova, i takova aty. I ftuar ka qenë edhe Përparim Rama. Lulzim Nika dhe një ish-deputet i Vetëvendosjes. Më habiti që nga Shqipëria nuk ishte askush.

Nikaj mbështeti një ndër urdhrat e parë ekzekutivë të presidentit Trump.

Fjala e parë e Trump ishte se do të ketë vetëm dy gjini. Është shumë e rëndësishme për ne që po rrisim fëmijë.

Përshëndetja e Musk nuk ishte shumë e bukur. Ndoshta diçka i është premtuar dhe kur njeriu është shumë i gëzuar nuk i menaxhon mirë veprimet.