
Ju ndoshta keni dëgjuar që pandemia e koronavirusit shkaktoi një krizë të shëndetit mendor në të gjithë botën. Ky rrëfim u përhap pothuajse aq shpejt sa vetë virusi. Në pranverën e vitit 2020, artikull pas artikulli, paralajmëroi për një epidemi psikologjike të afërt. Siç kanë theksuar shkencëtarët klinikë dhe psikologët e studimit, pandemia e koronavirusit ka krijuar shumë kushte që mund të çojnë në shqetësime psikologjike, ndërprerje të papritura të lidhjeve shoqërore, miliona të pikëlluar dhe më të prekshmit i nënshtrohen vështirësive afatgjata. Një shembje globale e mirëqenies është dukur e pashmangshme.
The Atlantik sëbashku me një task forcë të shëndetit mendor të The Lancet shqyrtuan të dhënat më të mira të disponueshme, përfshirë njerëzit që përballen me stres financiar apo ata që kanë përjetuar vuajtje të konsiderueshme që i ndryshojnë jetën. Duke parë popullatën globale në tërësi, rezultoi habi fakti që nuk u gjet mjerim i zgjatur. Ata shqyrtuan rreth 1000 studime, qindra mijëra njerëz nga gati 100 vende. Ky hulumtim mati shumë variabla që lidhen me shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin dhe vdekjet nga vetëvrasja, si dhe kënaqësinë nga jeta. Ata u përqëndruan në dy lloje plotësuese provash, sondazhe që ekzaminuan grupe të krahasueshme njerëzish para dhe gjatë pandemisë dhe studimet që ndjekin të njëjtët individë me kalimin e kohës.
Në fillim të pandemisë, ekipi vëzhgoi në këto studime atë që raportonte media: Nivelet mesatare të ankthit dhe depresionit, si dhe shqetësimet më të gjera psikologjike që u rritën në mënyrë dramatike, ashtu si edhe numri i njerëzve që përjetuan forma klinike të rëndësishme të këtyre kushteve. Për shembull, në SHBA dhe Norvegji, raportet e depresionit u rritën tre herë gjatë marsit dhe prillit të vitit 2020 krahasuar me mesataret e mbledhura në vitet e mëparshme. Dhe në një studim me më shumë se 50,000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, 27 përqind treguan nivele klinikisht të rëndësishme shqetësimi në fillim të pandemisë, krahasuar me 19 përqind para pandemisë.
Por ndërsa pranvera u kthye në verë, ndodhi diçka e jashtëzakonshme: Nivelet mesatare të depresionit, ankthit dhe shqetësimit filluan të bien. Disa grupe të dhënash madje sugjeruan që shqetësimi i përgjithshëm psikologjik u kthye në nivelet gati-para-pandemike deri në fillim të verës 2020.
Duke parë botën si një e tërë, nga studimi rezulton se nuk është parë asnjë gjurmë e rënies së kënaqësisë nga jeta. Njerëzit në vitin 2020 vlerësuan jetën e tyre me 5.75 mesatarisht, identike me mesataren e viteve të mëparshme.



