Tri parti proeuropiane do të qeverisin Rumaninë

Tri parti proeuropiane do të qeverisin Rumaninë

Tri parti proeuropiane të qendrës së djathtë nënshkruan një marrëveshje në Rumani që synon formimin e një qeverie që mund të drejtohet nga ekonomisti Florin Citu.

Marrëveshja vjen vendi mbajti zgjedhjet parlamentare në 6 dhjetor.

Ish-kryeministri, Ludovic Orban, drejtuesi i Partisë Kombëtare Liberale (PNL) i cili dha dorëheqjen pasi partia e tij mori 25% të votave tha: "Ne duam t'i japim shpejt Rumanisë një qeveri që ndjek reformat që mund të modernizojnë vendin."

PNL do të hyjë në koalicion me dy parti të tjera: USR-Plus dhe Partia e Pakicës Magyar (UDMR).

Koalicioni i ri do të propozojë për kryeministër ministrin aktual të Financave, Florin Citu.

"Unë jam i sigurt se do të jetë një qeveri e qëndrueshme, afatgjatë dhe do t’u përkushtohet interesave të qytetarëve", tha Citu.

Pritet që Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, së shpejti të miratojë emërimin e kryeministrit të ri. Kjo do të pasohet nga votëbesimi i tij në Parlament para fundit të vitit.

Qeveria rumune po përpiqet të përparojë me fushatën e vaksinimit COVID-19 të planifikuar për të filluar në 27 dhjetor. Ka më shumë sfida përpara për qeverinë e re: Ajo duhet të votojë projekt-buxhetin e vitit 2021 dhe të zbatojë reformat për të rigjeneruar ekonominë.

Në tërësi, koalicioni do të ketë 244 vende nga një total prej 465 në të dy dhomat e Parlamentit.

PNL pritej t’i fitonte zgjedhjet por u mund nga Social Demokratët (PSD) të cilët morën 30% të votave. Sidoqoftë, pa asnjë partner për koalicion, PSD-së iu desh t'u jepte drejtimin e vendit partive të qendrës së djathtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy