Netanyahu: Sa kohë të jem unë Kryeministër, nuk do të ketë shtet palestinez

Netanyahu: Sa kohë të jem unë Kryeministër, nuk do të ketë shtet palestinez

Vetëm fitorja totale do të garantojë eliminimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve tona.

Një deklaratë e tillë vjen nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Si Kryeministër i Izraelit, unë e mbështes këtë qëndrim me vendosmëri edhe përballë presionit të madh ndërkombëtar dhe të brendshëm.

Ishte kjo kokëfortësi e imja që pengoi një shtet palestinez për vite që do të kishte krijuar një rrezik ekzistencial për Izraelin. Për sa kohë që unë jam Kryeministër, ky do të jetë pozicioni im.

Ndërkohë mbrëmjen e së dielës familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende në duart e Hamasit ngritën disa tenda përpara rezidencës së Netanyahut në Jerusalem.

“U tronditëm kur dëgjuam se Kryeministri vendosi të sakrifikojë familjarët tanë, duke i lënë ata në fatin e tyre të tmerrshëm në nofullat e monstrave të Hamasit”, thanë familjarët pasi dëgjuan fjalimin e kreut të shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy