Vjen dorëheqja e radhës nga rradhët e drejtorëve të LSI. Burimet e “Panorama” bëjnë me dije se Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika ka paraqitur dorëheqjen.
Gjithashtu ka lëvizur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia, por ky i fundit është liruar nga detyra.
Sakaq pak ditë më parë erdhi edhe dorëheqja e parë nga drejtorët e LSI.
Pas betimit të qeverisë së re te Presidenti Meta, i larguari ishte kreu i ISHMP Ergys Agasi.



