
Alban Rexha, ish-futbollisti i njohur dhe tifoz i zjarrtë i Tiranës, ka ndarë një rrëfim të veçantë për jetën e tij dhe lidhjen me vajzën e tij, Elifel.
Në një intervistë nga Anglia për programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", Albani tregoi se pas karrierës në futboll, kalimi i tij në sportin e ping-pongut ishte i lidhur ngushtë me vajzën e tij, e cila merret aktive me këtë sport.
Hera e parë që dola me vajzën time në media. Dua tw them se ishte një moment i veçantë sepse ajo kishte një pasion të madh për ping-pongun dhe unë kuptova se, kur e do një sport, mund të arrish gjithçka.
Vajza këtu vazhdoi me ping pongun dhe unë në fillim nuk po e kuptoja që ajo kishte arritu aq shume suksese.
Kur më solli medaljonin në shtëpi, kuptova se ajo po e merrte seriozisht këtë sport. Pas kësaj, shkova dhe takova drejtorin e klubit, dhe që nga atëherë jam përfshirë në ping-pong. Sot, jam trajner në klubin e ping-pongut në Angli.
Elifel, e emocionuar nga mbështetja e fortë e të atit, shprehet entuziaste për të vazhduar karrierën në ping-pong.
"Do të vazhdoj të stërvitem dhe të jap gjithçka për këtë sport," thotë ajo.



