Shumë vende në Europë, kanë ngritur alarmin për murtajën e derrave. Kujtim Mersini, epidemilog, veteriner, tha se sëmundja nuk është e rrezikshme për njeriun, por do të shkaktojë dëme pasi mortaliteti te derrat është 100%. Mersini shtoi se sëmundja nuk cenon sigurinë ushqimore.
Qarkullon në të gjithë Europën veriore dhe në rajonin tonë. Nuk është e përhapshme te njerëzit. Siguria ushqimore nuk cenohet. Sëmundja ndodhet pranë nesh. Janë hasur vatra në Maqedoninë Veriore dhe në lindje të Serbisë. Ka rrezik të përhapjes së sëmundjes edhe në vendin tonë.
Sipas Mersinit, veterinerët në vend janë të trajnuar për zbulimin e hershëm të sëmundjes. Prandaj fermerët duhet t’i njoftojnë menjëherë në rast të konstatimit të simptomave.
Simptomat janë temperaturë apo zona me mavijosje në trupin e kafshës. Por në çdo rast duhet të njoftohet veterineri.



