Soko: Alarm për flluskën e ndërtimit. Ceko: Moody's paralajmëron risk të lartë. Shkëmbi: 'Blerja në gropë', e rrezikshme për blerësit

Soko: Alarm për flluskën e ndërtimit. Ceko: Moody's paralajmëron risk të lartë. Shkëmbi: 'Blerja në gropë', e rrezikshme për blerësit

 

Banka e Shqipërisë ka publikuar Raportin e Stabilitetit Financiar për gjysmën e parë të vitit 2026, ku specifikohet qartë se bankat e nivelit të dytë kanë rritur ndjeshëm perceptimin e riskut nga tregu i ndërtimit dhe i apartamenteve. 

 

Ky zhvillim ka bërë bashkë ekspertët e ekonomisë në studion e “MCN Economy”, të cilët ngritën alarmin për rrezikun e plasjes së një flluske imobiliare në Shqipëri.

 

Eksperti i ekonomisë Pano Soko vlerëson se ka një rrezik të flluskës në ndërtim në Shqipëri.

 

 

Problemi ka nisur që kur dolëm nga trajektorja e përputhjes së kërkesës konsumatore me kërkesën e biznesit. 

 

Në shtëpitë në të cilat jetojnë njerëzit, apartamenti ka misionin të kthehet në shtëpi, kur aty futet një familje, dhe që kur humbëm këtë drejtim dhe i dhamë drejtim tjetër sektorit të ndërtimit, aty e kemi nisur rrugën drejt shkatërrimit. 

 

Pra tregu shqiptar nisi të ndërtonte përtej nevojave reale të popullsisë. 

Ne jemi sot në fazën kur institucionet po vetëdijesohen për atë që është duke ndodhur. Institucionet po pranojnë se ka një rrezik të flluskës në ndërtim. 

 

Ajo që po ndodh në Shqipëri është dalja nga konteksti i kërkesës natyrale të konsumatorëve. 

Në ndërtim po parkohen paratë e krimit dhe korrupsionit. 

 

 

Eksperti tjetër i ekonomisë Enriko Ceko kujton se kompania e vlerësimit Moody's paralajmëron risk të lartë për tregun e apartamenteve në Shqipëri.

 

Bankat me të drejtë e kanë klasifikuar nga më i ulëti në risk mesatar. Rreziku nga tregu i apartamenteve është më i ulët nga ç’e raportojnë bankat. 

 

Po them se bankat janë treguar konservatore, se rreziku është më i lartë. Shqipëria ndan modelin suedez para 30 vitesh, është i njëjti pasi firmat këtu operojnë me kredi. 

 

Meqenëse në Suedi çmimi i ndërtesave ra, një pjesë e firmave të ndërtimit nuk kishin kolateral për të përballuar kreditë dhe bankat u shfaqën përballë riskut të demit që u vjen në tregun e pronave të paluajtshme dhe një pjesë e bankave u dridheshin këmbët, saqë u kalua një ligj special për të mbrojtur qytetarët që kishin blerë banesë me kredi. 

 

Por a e bën qeveria shqiptare këtë? Një krizë ndërtimi në Shqipëri do ishte katastrofike. 

Shqipëria a mund të krahasohet me ekonomitë e vendeve të tjera? Kurrë. Ne jemi të hapur përballë rrezikut aktual. 

 

Por dua të them që rreziku nga mesatar, bankat duhet ta kishin vendosur në rrezik të lartë. 

 

Ekziston rreziku që tregu në Shqipëri të kthehet në një rrezik të lartë, e thotë Moody's. 

Moody's paralajmëron risk të lartë për tregun e apartamenteve. 

 

 

Eksperti i pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi bëri një analizë për faktin se pse vijon të ndërtohet ndërkohë që nuk ka rritje të popullsisë. 

 

Sipas tij, ‘blerja në gropë’ e apartamenteve është një model i rrezikshëm për blerësit shqiptarë.

 

Ne jemi duke mbindërtuar më shumë seç është e nevojshme, kemi një popullsi që nuk rritet. Censusi i fundit nxori 53 mijë banesa bosh në Bashkinë e Tiranës, duhej të kishim ndaluar që aty, stop. Popullsia nuk po rritet, për kë po ndërtojmë? 

 

Kemi vijuar, kemi dhënë leje për 50-60 mijë objekte të reja, ndërkohë që Tirana nuk rritet në popullsi. 

 

Ne kemi problem financimin, ne kemi shpikur këtu blerjet në gropë, me kontrata porosie, ti je duke më financuar mua, por nuk ke garanci për lekët e tua, dhe çfarë ndodh? 

 

Duke qenë se po ndërtojmë shumë, kërkesa është konstante. Problem bën në Shqipëri formula e blerjes së apartamenteve në gropë. 

 

Gjashtëmujorin e parë e kemi me 10%, protesta i ka dhënë goditje tregut të apartamenteve. Blerja në gropë, e rrezikshme për blerësit shqiptarë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy