Rama nga Rinasi: KE u kthye në motor solidariteti. Varhelyi: BE i ka dhuruar Shqipërisë 145 mijë doza Pfizer

Rama nga Rinasi: KE u kthye në motor solidariteti. Varhelyi: BE i ka dhuruar Shqipërisë 145 mijë doza Pfizer

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur nga Rinasi një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e falënderoi komisionerin Varhelyi, teksa e cilësoi atë si zërin e arsyes në Komisionin Evropian për të mos lënë jashtë Ballkanin Perëndimor në skemën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi, i cili edhe njëherë tjetër ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit, duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave dhe ka arritur ta materializojë një punë të tij disa mujore, duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Prandaj, unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, në radhë të parë, Komision i Evropian u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane, përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë.

Nga ana tjetër, Rama ka kujtuar se Komisioni ka mundësuar njëkohësisht kualifikimin e vendeve të rajonit, ku në këtë rast foli për Shqipërinë, për fondet për përballimit të pasojave shëndetësore të pandemisë, përmes fondit të solidaritetit të BE.

Janë afro 1 milion euro që i takojnë Shqipërisë. PO ashtu, Komisioni ka miratuar edhe propozimin e paketës së asistencës makro-financiare në mbështetje të Ballkanit Perëndimore, duke dislokuar një shumë të parë prej 90 milionë eurosh. Shuma totale prej 2.2 miliardë euro e BE do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që tanimë kanë mbërritur në Shqipëri dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me komisionerin kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimistë që tanimë shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para.

Nga ana e tij Komisioneri Varhelyi u ndal më së shumti tek pandemia e COVID-19 dhe ndihma që BE ka ofruar për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, e Shqipërinë në veçanti. Ai tha se në Shqipëri falë Bashkimit Evropian dhe ndihmës së shtetit austriak, kanë mbërritur 145 mijë vaksina të Pfizer.

Jam i kënaqur që kemi arritur në fundin e këtij procesi që më ka sjellë këtu me vaksinat. Nuk ka qenë e lehtë, por mendoj që po vijmë këtu në momentin e duhur, në një moment kyç, në një moment kur duhet të dalim nga kjo pandemi dhe dalja nga pandemia është gjë e mirë nëse promovojmë vaksinat dhe i shpërndajnë ato. Për ne është prioritet që fqinjët tanë të kenë vaksinat dhe të bëhet vaksinimi. Shpresojmë që me këto vaksina të siguroni grupet më të cënueshme. Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të Pfizer, jo vetëm që po i sjell BE, janë 100% të financuara nga BE. Këto janë dhurim, janë një dhuratë për ju nga ana jonë. Për t’ju treguar që ju keni rëndësi për ne. Një gjë që dua ta bëj të qartë, është që nuk do ta bënim këtë gjë pa qeverinë austriake, të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm për këtë gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy