Në një reagim ndaj një deklarate të gazetarit Lutfi Dervishi ku ai rendiste arsye “pse s’duhen ftuar palaçot në TV”, ish-deputeti Myslim Murrizi tha se nëpër studio nuk duhen ftuar as ish-spiunët e Sigurimit.
Duke folur në MCN Live Murrizi theksoi se ka analistë që me vendim gjykate janë konfirmuar si ish-spiunë dhe dalin në studio.
Murrizi foli për 13 gazetarë VIP-a që kanë një të kaluar si ish-spiunë, ndërsa theksoi se duhet të ketë një Veting edhe për median.
Duke e vlerësuar median si një pushtet më vete, meqë për tre pushtetet e tjera po kërkojmë një farë Vetingu ose katarsis, në politikë është bërë dekriminalizimi, në gjyqësor Vetingu, ekzekutivi është pasojë e legjislativit. Media si pushtet i katërt nuk më figuron të jetë as e vetinguar, as e rregulluar, as e pastruar nga ai ligj vetingu. Me të drejtë kur e shoh që bëhet nga një gazetar profesionist...Në cilësitë e tij që thoshte të mos jetë ky, ky, ky. Ju jeni gati-gati njëlloj, sillni opinion, ndikoni në opinion, ju vet duhet të jeni barrierë për ata që konsiderohen palaço. Fjala palaço ka subjektivizëm. Secili palaçot e vet i ka të certifikuar, me certifikatë pronësie te Dallëndyshja, te Hipotekat. Palaço i përgjithshëm është ai klouni që reciton në studio. Njerëz që i drejtohen kamerat, duke menduar se po i drejtohen padrinos, liderit të partisë, dhe gjatë gjithë kohës janë të dyzuar mes asaj që i do shpirti, dhe hipokrizisë që të kënaqin liderin. Ka jo pak nga këta, që kanë prej 20 vitesh të njëjtin libër recitimi në çdo studio. Kemi kryepalaçot që para 30 vitesh kanë qenë të përdorur dhe sot mendojnë që është operacion plastik karakteri dhe dërdëllisin.
Në Këshillin e fundit Kombëtar u ngrita dhe i thashë z.Berisha, shoh shumë njerëz që përpiqen të të imitojnë ty nëpër studio, a ke nevojë për fotokopje ti?! Ti e je parë sa e imitojnë Ramën. Kanë filluar ca punonjës Ujësjellësi që imitojnë Velijan! Kanë filluar të imitojnë Enkelejdin! Këta lloj, duhet të kenë një farë barriere në media. I thashë z.Dervishi që kemi një ligj që po e kërkojmë shumë dhe i kemi rënë fort politikës. Kemi kryepalaçot që para 30 vitesh kanë qenë të përdorshëm dhe sot mendojnë se është operacion plastik karakteri, dalin e dërdëllisin pa fund. Duhet bërë një farë frenimi. Nuk po them të ndalohen të dalin në studio. Por po ta dijë baba im e ndërron stacionin.
Televizioni është dhunues, të hyn në shtëpi me zor edhe kur s’e do. Në momentin që shtyp pultin padashje ta kap veshi një gjë. Ke dy tre gazetarë që janë përballur akuza, që janë konfirmuar për herë të tretë me vendim gjykate që kanë qenë kokrra e spiunit. Ato prapë s’kanë surrat dhe prapë dalin nëpër studio. Kanë edhe një derr flete nga gjykata, ku thuhet në filan ditë ke raportuar filanin. U ka plasur cipa. Këta që kanë një farë pavarësie e kanë detyrim moral për shoqërinë. Janë rreth 13 gazetarë VIP-a. Çfarë i pengon këta që t’ia mbyllë gojën Murrizit, për të cilët mund të jem një nga palaçot. Këta vet mund t’i drejtohen gjykatës për të marrë certifikatën e pastërtisë së figurës. Amfibë janë këta shejtanë, zvarranikë?! Ti thuash tjetrit në sy e ke pasur pseudonimin “Llulla” dhe ai as të mos skuqet dhe të marrë një letër, ta ketë për vete...Duhen bërë publike, po të bëhen publike janë shumë të ndjeshëm shqiptarët. Mbase mund të hapet një televizion për spiunët dhe të mblidhen të gjithë bashkë dhe të kënaqen me njëri-tjetrin”.



