
Kandidati i PS për deputet në Vlorë, Vasil Llajo, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN ka folur rreth mundësisë së kandidimit nën logon e Sali Berishës, duke theksuar se nuk do ta kishte pranuar një ftesë nga ai.
Llajo shpjegoi se pavarësisht respektit të madh për Berishën si mjek dhe njeri, ai ka zgjedhur Partinë Socialiste për shkak të vizionit të saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesë nga intervista:
Rakipi: Ty të ka thirrur PS-aj për të kandiduar. Po sikur të të thërriste Sali Berisha, do të paraqiteshe?
Llajo: në këtë moment duke parë se është një PS që ka si vizion kryesor futjen e vendit në BE, kjo ishte pasaporta që unë vendosa të zgjedh.
Rakipi: Doktor Berishën e ke njohur ti?
Llajo: E kam njohur.
Rakipi: Ç’mendim ke ti për të?
Llajo: Absolut. Shumë i mirë.
Rakipi: Tallesh?
Llajo: Ai i shërben një qëllimi politik, por si mjek, si njeri, shumë i mirë është dhe unë kam respekt maksimal.
Rakipi: Po si politikan, bashkë me këta të tjerët mos e ka marrë
Llajo: Si politikan do ta gjykojmë bashkë me 11 maj.
Rakipi: Mops e ka tërhequr zvarrë Shqipërinë këto vite ai dhe këta të tjerët? Se si mjek ka qenë i shkëlqyer. Unë po them çfarë ka bërë këtu se vazhdon 80 e ca vjeç unë do të jem. Si mjek si e ka gjithë këtë fuqi ky?
Llajo: Në qershor 1990 doktor Berisha i thotë profesor Tritan Shehut që ishte shef i Anestezi-Reanimacionit, se më duhet një anestezist i mirë se do të bëj temën e doktoraturës për stenozën mitrale te delet. Dhe më caktojnë mua si anestezist pranë doktor Berishës.
Rakipi: Ndaj nuk thua ti fjalë për doktorin? Nuk thoshte Vasiiiil?
Llajo: Po dhe më kapte edhe nga mesi.
Rakipi; Po ti mund të kishe shkuar edhe me PD-në!
Llajo: Njeriu ka ca bindje në jetë. Unë nuk e ndërroj fletën sa herë dal. Atëherë ne kishim 40 dele dhe duhen bërë 200 ndërhyrje që të quhej doktoratura se atëherë kandidati i shkencave ishte shkalla e parë dhe doktoratura ishte shkalla e dytë se tani janë bërë njësoj. Unë bashkë me doktor berishën kemi bërë jo 200 raste se më tha: Vasooo, siç e di ti, se kemi 40 dele dhe duhet të bëjmë 5 ndërhyrje për dele. Ore Ylli e di që bëmë nga 10 dhe një dele nuk lëvizi delja, unë do të bëj tamponat të zemrës do të ikë kateteri dhe do ikë në vend tjetër.



