Aksidenti në Ksamil/ Metalla: Duhet të bëhen kontrolle të vazhdueshme, përdoruesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me leje (VIDEO)

Aksidenti në Ksamil/ Metalla: Duhet të bëhen kontrolle të vazhdueshme, përdoruesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me leje (VIDEO)

Një tjetër incident në bregdet ka rikthyer në vëmendje problematikat që lidhen me sigurinë detare dhe zbatimin e rregullave për mjetet lundruese. 

 

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e kontrolleve të vazhdueshme dhe mosrespektimi i ligjit nga përdoruesit e mjeteve përbëjnë rrezik serioz për pushuesit. 

 

Osman Metalla, ekspert i infrastrukturave detare, tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se problemi kryesor është si zbatohen dhe sa zbatohen rregullat. 

 

Rregullat ndiqen dhe zbatohen në fushata të caktuara, kemi periudhë qetësie, ndodh një gjë, kthehemi te kërkesat. 

 

Bërja e turizmit kërkon që institucionet që kanë përgjegjësi duhet të jenë të vëmendshme në mënyrë konstante sa kohë rreziku është aty. 

 

Ngjarja që ka ndodhur është sinjal alarmi se jemi në fillim të sezonit dhe kjo na bën të mendojmë se duhet të ketë një kontroll dhe mbikëqyrje të rreptë në zbatim të kërkesave që duhet të plotësojnë zotëruesit dhe drejtuesit e mjeteve. 

 

Mjetet lundruese nuk përdoren sipas rregullave. 

 

Përdoret shpejtësi e lartë që nga nisja në breg, përdoren afër bregut ku ka pushues. 

 

Institucionet ligjzbatuese duhet të ushtrojnë në mënyrë të vazhdueshme kontrolle që të mos lejohet shkelja e këtyre rregullave. 

 

Sipas ligjit tonë, çdo përdorues duhet të jetë i pajisur me dëshmi të përdorimit të këtij mjeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy