E rëndë në Tiranë! 26-vjeçari qëllon të dashurën me thikë e hidhet nga pallati, vdesin në spital

E rëndë në Tiranë! 26-vjeçari qëllon të dashurën me thikë e hidhet nga pallati, vdesin në spital

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku konflikti mes një çifti të rinjsh ka përfunduar në tragjedi. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi”, ndërsa çifti është konfliktuar në banesë.

Në një moment, burri mësohet se ka qëlluar me thikë gruan dhe më pas është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonin. Gruaja ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për verifikimin e situatës dhe marrjen e dëshmive për këtë rast.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy