Greqia vijon të rregjistrojë shifra të lartë të koronavirusit në ditët e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore atje këtë të dielë janë shënuar edhe 1193 raste të reja nga të cilat 10 vijnë nga persona të cilët kanë hyrë nga kufijtë e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve deri ka shkuar në 10. 227, ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 98 vdekje. Që prej fillimit të pandemisë numri i atyre që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 2321.
Ndërkohë 603 pacientë ndodhen në intubim, ndërsa 575 të tjerë janë liruar së fundmi nga spitalet.



