Siguria për shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump është maksimale. Ditën e inagurimit në qendër të vëmendjes ishin çifti presidencial, por për mediat ishte edhe njëri nga truprojat e tij, agjent i Shërbimeve Sekrete.
Ai u vu në qendër të vëmendjes, për shkak të pozicionit se si i mbante duart, gjatë parakalimit në "Pennsylvania Avenue" pas inaugurimit të së premtes së Presidentit të 45-të të SHBA-ve Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania.
Në media ka qarkulluar lajmi se pikërisht agjenti tullac, që ndodhej në krah të Melanias kishte proteza në vend të duarve, e faktuar kjo edhe me foto dhe video, në të cilën ai duket se nuk i lëviz duart.
Por ‘Daily Mail’ shkruan se të gjitha këto janë spekulime. Agjenti me të vërtetë është i armatosur, por nuk ka përdorur “duar protetike”. Sipas tabloidit britanik, ndryshe nga sa duket në video, kanë dalë edhe imazhe të tjera që tregojnë agjentin tullac me duar në pozicione të tjera.
Në lidhje me këtë rast ka folur edhe ish-ushtraku Adam Linehan duke shtuar se “truproja kishte duart e tij dhe sigurisht ishte i armatosur”.



