Çifti Clooney do të bëhen prindër për herë të parë. George dhe Amal presin jo një, por dy fëmijë binjakë, të cilët pritet të lindin në mars. Kështu shkruan e përditshmja libaneze “The Daily Star”, e cila citon burime pranë familjes së avokates në Bejrut.
Lajmet për shtatzëninë e Amal Alamudin janë përhapur në mediat rozë disa ditë më parë. Në maj të vitit 2015, aktori deklaroi se “fëmijët nuk janë prioritet”, por një muaj më pas tha se të dy kishin dëshirë të kishin një fëmijë dhe për këtë po merrnin kohën e duhur.
Mediat rozë hedhin dyshimet se çifti ka nisur procedurat e fekondimit artificial në gusht të këtij viti.



