Ukraina ka nevojë për 5,000 specialistë për të çminuar territorin e saj.
Kështu tha ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, cituar nga mediat lokale.
Reznikov vlerësoi se mund të duhen deri në 30 vjet për të hequr plotësisht minat e vendosura nga Rusia në territorin ukrainas.
Sipas ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Ihor Klymenko, gati një e treta e vendit është minuar që nga fillimi i pushtimit. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës kishte thënë më parë se Ukrainës do t'i duheshin të paktën 10 vjet për të çminuar territoret e saj pas luftës.



