Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Ekspertët Dëshira Mena dhe Aleksandër Çavo: Ja çfarë dështoi me materialet që çuan në zjarrin masiv

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Ekspertët Dëshira Mena dhe Aleksandër Çavo: Ja çfarë dështoi me materialet që çuan në zjarrin masiv

Vetëm dy ditë më parë, një pallat në Tiranë u përfshi nga flakët, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

 Por ky nuk është një rast i izoluar; përsëritja e ngjarjeve të tilla e bën situatën shqetësuese dhe ngre dyshime serioze mbi cilësinë e ndërtimeve në kryeqytet.

 

Kryetarja e Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mena, dhe eksperti privat zjarrfikës, Aleksandër Çavo, në "MCN informacion", analizuan faktorët që çuan në përhapjen e shpejtë të flakëve, si dhe pasojat e zjarrit, ku u dëmtuan mbi 30 banesa.

 

Përhapja e shpejtë e flakëve u favorizua nga materialet e përdorura në fasadë, të cilat, sipas ekspertëve, nuk kanë qenë të përshtatshme.

 

Dëshira Mena: 

Zjarri dyshohet të ketë nisur nga djegia e disa materialeve (kartonë) në një biznes në katin përdhe. Përhapja e shpejtë e flakëve u favorizua nga materialet e përdorura në fasadë, të cilat, besohet nuk kanë qenë të përshtatshme.

Fasada nuk ishte e suvatuar, por e vendosur direkt mbi tullë, çka ka ndikuar në krijimin e efektit “oxhak”, duke e bërë zjarrin më agresiv dhe duke përshpejtuar përhapjen e tij me shpejtësi të madhe. 

Gjithashtu, gjatë zjarrit janë shkëputur pjesë të fasadës, duke treguar probleme në cilësinë dhe montimin e materialeve.

Materialet e ndërtimit duhet të jenë të pajisura me certifikata cilësie, garancie dhe sigurie përpara përdorimit, pasi ato duhet të përmbushin funksionin mbrojtës në raste të tilla.

 

Nga ana tjetër, Aleksandër Çavo thekson se sistemi i mbrojtjes nga zjarri në këtë godinë dyshohet të ketë dështuar. 

 

Ajo qe ka ndodh në këtë rast është fakti se sistemi i mbrojtjes nga zjarri në këtë godinë dyshohet të ketë dështuar. 

Duhet pritur akt-ekspertiza përfundimtare dhe hetimet në vijim për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.

Shkaqet mund të lidhen edhe me reaksione fiziko-kimike të materialeve, ndërsa asnjë skenar zjarri nuk mund të parashikohet plotësisht, qoftë në kohë apo në mënyrën e përhapjes. 

 

Ai gjithashtu ngre shqetësimin për projekte ndërtimi që nuk zbatohen siç duhet në praktikë ose që realizohen në mënyrë të gabuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy