
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe anëtarët e delegacionit rus janë pajisur me viza hyrje për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Kombeve të Bashkuara.
Rusia prej javësh ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se nuk u kanë dhënë anëtarëve të delegacionit rus viza hyrje për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 73-të, e cila nis punën sot në New York.
Vizat e hyrjes iu dhanë sot Lavrov dhe disa prej atyre që do ta shoqërojnë.
Kështu raporton Reuters, duke cituar ministrinë e Jashtme.
Moska akuzon SHBA-në se po përpiqet të bllokojë pjesëmarrjen e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme duke vonuar vizat e hyrjes për rusët. Takimet e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme fillojnë javën e ardhshme.



