Lunacek për arrestimin e Haradinajt: BE-ja t’i bëjë presion Serbisë

Lunacek për arrestimin e Haradinajt: BE-ja t’i bëjë presion Serbisë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion Serbisë që t’i tërheq flet-arrestet ndërkombëtare.

Lunacek ka deklaruar kështu pas arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dje në aeroportin e Baselit. “Mbajtja e flet-arresteve ndërkombëtare të vjetërsuara nga ana e Serbisë është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Lunacek në një deklaratë të saj. 

Lunacek ka thënë se është vështirë të besohet se Franca është duke e respektuar këtë fletarrest, duke qenë se ky vend ka njohur pavarësinë e Kosovës që më 18 shkurt të vitit 2008, një ditë pas shpalljes dhe përveç kësaj, Franca ka raporte të shkëlqyera me Kosovën.

“Haradinaj, siç e dinë të gjithë, ka qenë i liruar edhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar i Hagës, ku u shpall dy herë i pafajshëm”, ka thënë Lunacek.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy