Presidenti Trump testohet sërish për Covid-19, del negativ

Presidenti Trump testohet sërish për Covid-19, del negativ

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rezultuar negativ në testin e dytë të kryer për koronavirusin.

Lajmin e konfirmoi personalisht, gjatë seancës informuese të task-forcës së Shtëpisë së bardhë për koronavirusin.

Seanca informuese e taskt-forcës nga Shtëpia e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat e marra për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit.

Ishte sekretari i thesarit, Steven Munchin, ai që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për ccdo amerikan, apo për sistemin banker që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private.

Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit.

"Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës", tha Presidenti Trump.

Ndërkohë, Agjensia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) po vazhdon të ofrojë shtretër spitalorë dhe staf mjekësor për shtetet e prekura rëndë nga koronavirusi, si shteti i Nju Jorkut, Luiziana, Miçigani dhe Teksasi.

Krahas pikave të tjera të nxehta, Presidenti Trump tha se vëmendje të veçantë po merr qyteti i Nju Jorkut, me të cilin qëndrojnë tashmë të gjithë amerikanët.

Presidenti Trump dënoi sulmet politike, të cilat i quajti "gjueti shtrigash" që vazhdojnë edhe në kulmin e kësaj krize të paprecedentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy